INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për Tahirin dhe drogën në Shqipëri... Hetimi vazhdon!

Mediat ndërkombëtare shkruajnë për Tahirin dhe drogën në Shqipëri... Hetimi vazhdon!

Publikuar më: 16:23 04-12-2017

Edhe pse në Shqipëri çështja Tahiri duket sikur është anashkaluar dhe është lënë në errësirë, mediet ndërkombëtare akoma flasin për ish-ministrin e Brendshëm.

“Le Courrier des Balkans” një media ndërkombëtare ka shkruar së fundi një artikull ku në qendër të saj është droga në Shqipëri dhe përfshirja e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit. Në artikullin e “Le Courrier des Balkans” flitet akoma për përfshirjen e Tahirit në trafikun e drogës, gjithashtu “Le Courrier des Balkans”, na bën me dije se hetimet për këtë çështje vazhdojnë dhe vetëm javën e kaluar në Greqi u kap një sasi e madhe droge, që sipas medieve greke është e miqve të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit.

“Pavarësisht nga presioni ndërkombëtar, qeveria e Edi Ramës bllokoi rastin Tahiri. Kjo qeveri mbështetur ish-Ministrin e Punëve të Brendshme, të akuzuar për lidhje me trafikantët e drogës. Ndërsa hetimi vazhdon, arrestime të mëdha u bënë javën e kaluar në Greqi”, shkruhet në artikullin e Courrierdesbalkans.fr.

media-nderkombetare.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038080215454102