INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
‘Lotët e krokodilit, profesori, kufjet dhe këngëtari për ndihmën ekonomike’. Rama përballet me PD [FOTO]

‘Lotët e krokodilit, profesori, kufjet dhe këngëtari për ndihmën ekonomike’. Rama përballet me PD [FOTO]

Publikuar më: 11:53 15-03-2018

Ka nisur me debat të ashpër seanca plenare mes opozitës dhe Kryeministrit Edi Rama. Ndërsa opozita lëshon akuzat se qeveria ka hequr me pa të drejtë mbi 20 mijë familje nga skema e ndihmës ekonomike Rama ka paraqitur një tjetër panorame të personave që janë përfshirë në këtë skemë. Kryeministri tha se janë përfshirë në këtë skemë mbi 10 mijë familje të reja, të cilët ishin përjashtuar padrejtësisht nga skema e ndihmës ekonomike. Por në fakt debati ka nisur me qëndrimin e Edi Ramës në sallën e Kuvendit.
Edmond Spaho:
“Kryeministri të heqë kufjet. Nuk jemi ku për të dëgjuar muzikë”.
Gramoz Ruçi:
“Kufjet janë për t’ju dëgjuar më mirë juve”.
Edi Rama:
“Lotët e krokodilit që derdhen përditë në mungesë të programit, të një opozitë që nuk di ku ka kokën e jo më ti gjej rrugën atyre që kërkojnë rrugën për të ardhmen. I jepnin ndihmë ekonomike deri në 6 mijë lek të vjetra. Lulzimi shkon tek të varfrit që të dalë në fotografi dhe nuk ka një projekt se si ti ndihmojë të varfrit për të dalë nga kjo situatë.
Profesor të të jap kufjet që të dëgjosh ato që them unë, të lutem, profesor të lutem pra, mos u bëj si ato nxënësit që nuk dëgjojnë, leri ata të pyjeve të flasin, ti je i katedrës. Kur të mbaroj hajde e fol këtu ti je i katedrës ata janë të pyllit. Kur të mbaroj hajde e fol këtu.
Të filloj tani unë?
E çmoj shumë që më dhe leje të flas aq më tepër nga një këngëtar si ty”.

 rama_me_kufje_44.jpg

 

 

 

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0013091564178467
    array(1) { ["section"]=> string(103) "lotet-e-krokodilit-profesori-kufjet-dhe-kengetari-per-ndihmen-ekonomike-rama-perballet-me-pd-foto-52905" }