INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi: Koha nuk pret, të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Kryemadhi: Koha nuk pret, të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Publikuar më: 14:54 02-12-2017

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon të shpallet gjendje e jashtëzakonshme për situatën e krijuar në vend si pasojë e reshjeve të dendura.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një postim në rrjetin social Facebook shpreh solidaritetin me familjet e prekura nga përmbytjet duke kërkuar që qeveria shqiptare të mobilizojë fonde financiare, ndihma ushqimore logjistikën e duhur që situata të kalohet me sa më pak dhimbje. Ajo kërkon që të veprohet me shpejtësi.

Postimi i Plotë

'Jemi pranë të gjitha familjeve të cilat po përballen me një vështirësi të jashtëzakonshme, të diktuar nga kjo fatkeqësi natyrore e rëndë.
Solidaritet me të gjithe të prekurit anë e mbanë vendit nga kjo fatkeqësi e dimensioneve shumë të gjera.
Qeveria shqiptare duhet të mos humbasë më kohë, por në respekt të ligjit të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, të mobilizojë fonde financiare, ndihma ushqimore, logjistikën e duhur që situata të kalohet me sa më pak dhimbje për mijëra qytetarët e prekur.
Koha nuk pret!
Çdo hezitim mund të sjellë pasoja të pakthyeshme në shëndetin e njerëzve, në banesat e tyre, në mijëra biznese që dëmtohen, prandaj duhet vepruar me shpejtësi!

Article Logic
Execution time: 0.0042510032653809