INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Komentuesit Ramës. Artistët folën për plasje shpirti. Kryeministri. S’më jep askush leksione [FOTO]

Komentuesit Ramës. Artistët folën për plasje shpirti. Kryeministri. S’më jep askush leksione [FOTO]

Publikuar më: 10:48 13-02-2018

Kryeministri Rama përfshihet për herë të parë në debat me artistët, pas kundërshtisë së fortë që artistët e teatrit kombëtar po i bëjnë ligjit për teatrit dhe zhvendosjes së tij. Kanë qenë komentet e qytetarëve në rrjetin social facebook që kanë nxitur reagimin e shefit të ekzekutivit.
Vendimi për ndryshimin e godinës së Teatrit Kombëtar, ka ngjallur debat të fortë, jo vetëm tek artistët por edhe vetë qytetarët. Edhe ata i janë bashkuar aktorëve në këtë përplasje, shpesh duke komentuar në statuset e kryeministrit Edi Rama. Njëri prej tyre e pyet kreun e qeverisë nëse i ka dëgjuar fjalët e tyre pas këtij vendimi nga Ministria e Kulturës. Por Rama thotë se debati për të mbrojtur godinën e rrënuar të teatrit, është pa asnjë vlere e asnjë kuptim sot,
Qytetari:
“E dëgjove Robert Ndrenikën Edo? Po Bujar Asqeriun? Folën nga plasja shpirtit…kështu jemi pothuaj të gjithë,edhe pse të japim votën që të mos fitojë më ai Qoftëlargu!”
Edi Rama:
Jo Andi nuk i kam dëgjuar dhe nuk e di çfarë plasje kanë, po di që debati për të mbrojtur godinën e rrënuar Teatrit, është një debat i stërvjetër, i stërlodhur dhe pa asnjë vlerë e asnjë kuptim sot! Sa ka bërë qeveria ime për teatrot, muzetë, stadiumet në vetëm 4 vjet nuk i kanë bërë të gjitha qeveritë bashkë në 25 vjet! Nuk mjaftojnë? Aspak. Por ama leksione të asnjë lloji s’na jep dot askush dhe në këto katër vjet do bëjmë ende me shumë, përfshirë edhe Teatrin e Ri Kombëtar, duan s’duan ata që s’dinë çfarë duan!
Komentuesi:
“Dëgjoi pak se janë për tu dëgjuar Edo, 25 vitet mjaft i përmende se votën ta kemi dhënë për çfarë do bëshe...stadiumet e teatrot do kishin shumë vlerë dhe si rrjedhojë vlerësimet do ishin maksimale nëse s’do na i vendosje nga një kullë mbi!

 

komentet.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0023069381713867