INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kate Moss rrëfehet pa doreza: “Kur humba virgjërinë...”

Kate Moss rrëfehet pa doreza: “Kur humba virgjërinë...”

Publikuar më: 09:55 09-02-2018

Në një intervistë për "Love Magazine", modelja Kate Moss ka rrëfyer për herë të parë detaje nga jeta e saj që nga humbja e virgjërisë e deri kur mori vendimin të bëhej modele.

Kate ka treguar se në moshën 14-vjeçare ka humbur virgjërinë dhe pak më vonë është bërë modele kur tërhoqi vëmendjen e Sarah Doukas, agjentja e modeleve më të njohura në botë.

"Isha 14 vjeç kur humba virgjërinë dhe më dukej vetja 'cool'. Më pas në aeroport më erdhi vëllai i Sarah Doukas dhe më pyeti: 'E ke menduar ndonjëherë të bëhesh modele?'

Kate tregoi se nuk e kishte menduar kurrë veten në industrinë e modës për shkak se nuk i pëlqente fiziku i saj i dobët.

"Isha e shkurtër, kisha këmbë të shtrembërta dhe dhëmbët e këqija. Askush nuk mendonte se isha e bukur", u shpreh modelja.

Article Logic
Execution time: 0.004086971282959