INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Ju pëlqen risia e fundit e Instagram? Është fantastike, por e kopjuar nga SnapChat!

Ju pëlqen risia e fundit e Instagram? Është fantastike, por e kopjuar nga SnapChat!

Publikuar më: 22:12 07-12-2017

Rrjetet sociale janë në një “luftë” të hapur me njëri-tjetrin. Të gjithë jemi fiksuar pas tyre dhe çdo ditë e më shumë sjellin risi të ndryshme për të kënaqur përdoruesit e tyre. Aq shumë ndryshime kanë pësuar, saqë tashmë Instagram, SnapChat, Facebook etj, na duken njësoj.  Mirëpo aplikacioni më i madh për shpërndarjen e fotove, Instagram ka bërë së fundmi një përditësim tjetër.
Instagram ka ndryshuar një nga ‘tiparet’ e tij më të veçanta: tani një postim nuk do të zgjasë më 24 orë dhe t’ju zhduket nga celulari, por do të keni mundësi t’i ruani ato përgjithmonë, pa pasur nevojën që t’i shkarkoni. Si? Nëpërmjet "Stories Archive", ju mund të ruani aty fotot e publikuara.
Nëse ju duket pak a shumë si Snapchat, po keni të drejtë është pothuajse e njëjta gjë. Kështu që mos u nxitoni që të shkarkoni postimet tuaja para se t’u mbarojë koha, pasi ato do të arkivohen.

 

Article Logic
Execution time: 0.00381708145142
array(1) { ["section"]=> string(86) "ju-pelqen-risia-e-fundit-e-instagram-eshte-fantastike-por-e-kopjuar-nga-snapchat-44265" }