INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju pëlqen dikush dhe nuk e dini nëse është single? Ja si mund ta zbuloni sipas shenjës së horoskopit

Ju pëlqen dikush dhe nuk e dini nëse është single? Ja si mund ta zbuloni sipas shenjës së horoskopit

Publikuar më: 10:24 09-02-2018

Flutura në stomak, orë pa gjumë në pritje të një mesazhi apo telefonate, përkëdhelje dhe fjalë të ëmbla? Ok, zgjohuni nga ëndrra , ishte thjesht një nga skenarët e filmave romantikë që po shihni së fundmi. Tashmë jeni single dhe ju pret një fazë e re në jetën, e cila ndryshe nga ç'mund të presupozoni mund të sjellë surpriza shumë të bukura. Po si e përjetojnë shenjat e horoskopit beqarinë?

Peshorja: Një ndër frikërat më të mëdha të Peshores është vetmia, kjo është arsyeja përse të qenët single është aq e vështirë për të. Nuk i pëlqen aspak të zgjohet në mëngjes dhe të kuptojë që jeta e saj ka ndyshuar dhe tani duhet të bëjë gjithçka nga e para vetëm.

Akrepi: Shenja më misterioze e horoskopit, Akrepi i ka idetë shumë të qarta kur bëhet fjalë për të gjetur partnerin e duhur. Kjo është edhe arsyeja përse marrëdhëniet e tij janë të konsoliduara dhe zgjasin gjatë në kohë. Mirëpo një Akrep single është po aq i lumtur sikundër kur është në një lidhje dashurie. I pëlqen të njohë më mirë veten gjatë kësaj periudhe.

Shigjetari: Si mund të ndodhte ndryshe për shenjën më bredharake të zodiakut? Je single = më shumë udhëtime dhe mundësi për të eksploruar veten dhe botën.

Bricjapi: Bricjapi është shenja më me këmbë në tokë dhe më e organizuar e zodiakut, prandaj ka gjithmonë një plan B kur gjërat nuk shkojnë mirë. Kush nuk ka fat në dashuri, ka fat në karrierë do të thonte një Bricjap. Për të , periudha si beqar është periudha ku japin më të mirën e tyre në studime dhe në karrierë.

Ujori: Për Ujorin, pavarësia është e shenjtë. I pëlqen ta shfrytëzojë atë në maksimum dhe shpeshherë e shikon si një trampolinë nga ku mund të mësojë më shumë rreth vetes. Nuk shqetësohen aspak nëse në jetën e tyre mungon për një kohë të gjatë ose jo partneri dhe e shikojnë këtë gjë si diçka normale.

Peshqit: Më ëndërrimtarët e horoskopit, Peshqit i përjetojnë intensivisht lidhjet në çift. Përfshihen shumë emocionalisht dhe u pëlqen të bësojnë që historia e tyre do të ketë ‘’fund të lumtur’’, por kur zhgënjehen dërgojnë gjithçka në djall. Nuk është e lehtë të pranojnë që janë single dhe e vuajnë shumë këtë gjë

Article Logic
Execution time: 0.0038299560546875