INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja kush do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojrat Olimpike Dimërore [FOTO]

Ja kush do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojrat Olimpike Dimërore [FOTO]

Publikuar më: 19:40 12-02-2018

Lojrat Olimpike Dimërore po zhvillohen prej datës 9 shkurt në Pjong Çeng të Koresë së Jugut.


Olimpiada Dimërore është një nga kompeticionet më të mëdha shumësportëshe të zhvilluara në rang ndërkombëtar dhe do të vazhdojë deri në datën 25 shkurt 2018.
Në këtë ngjarje sportive do të marrin pjesë sportistë nga 90 shtete të botës, do të aktivizohen në 7 sporte të ndryshme të ndara në 15 disiplina.


Pjesë e delegacionit Shqiptar janë vetëm dy sportistë, Erjon Tola dhe Suela Mëhilli. Pretendimet për medalje në Korenë e Jugut janë minimale edhe pse pritet një përfaqësim dinjitoz nga sportistët tanë.
Përfaqësuesit e Shqipërisë do të garojnë në javën e dytë të Lojrave Olimpike, pasi disiplinat ku ata konkurojnë, përkatësisht sllallomi gjigand dhe special zhvillohen në fund të gjithë aktivitetit.

1534700c-33ab-41be-9e3b-7236f98f6d27.jpg85d24b3e-ac74-477c-86db-841dae6f166d.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040810108184814