INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Itali, gjobë 10 mijë euro për prindërit që publikojnë fotot e fëmijëve në rrjetet sociale...

Itali, gjobë 10 mijë euro për prindërit që publikojnë fotot e fëmijëve në rrjetet sociale...

Publikuar më: 11:19 09-01-2018

Trendi i rrjeteve sociale tashmë është përhapur kudo duke u kthyer në viral.

Pothuajse të gjithë parapëlqejnë të ndajnë momentet me miqtë e tyre kudo ndodhen, gjithashtu edhe prindërit preferojnë të hedhin foto me fëmijët minorenë në profilet e tyre në mediat sociale.

Së fundmi në Itali të gjithë prindërit duhet të bëjnë kujdes kur hedhin foto me fëmijët minorenë në profilet e tyre në rrjetet sociale.

Kjo pasi Gjykata e Romës me një vendim të datës 23 dhjetor 2017 ka vendosur si masë ndëshkimore 10 mijë euro, për të gjithë prindërit që publikojnë foto me fëmijët minorenë në rrjetet sociale.

Ky vendim është marrë pas rastit të një djali 16-vjeçar që kërkoi mbrojtje kundër nënës së tij, e cila postonte foto dhe komente për të në web, raporton tgcom.

Bëhet fjalë për një precedent unik në Itali për mbrojtjen e minorenëve, edhe pse janë shumë vendime që kanë detyruar prindërit të çaktivizojnë profilet sociale të fëmijëve ose të heqin fotot e publikuara në faqet e tyre, një fenomen që vazhdon të jet në rritje.

Article Logic
Execution time: 0.0042660236358643