INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
I vodhën dhe i publikuan fotot nudo, aktorja e njohur merr vendimin e papritur…[FOTO]

I vodhën dhe i publikuan fotot nudo, aktorja e njohur merr vendimin e papritur…[FOTO]

Publikuar më: 11:12 07-12-2017

Ajo është padiskutim një nga aktoret më të mira por fatkeqësisht është përfolur shpesh për skandale. Në vitin 2014 iu hack-uan disa foto nudo të cilat u bënë virale në internet dhe së fundmi është vurë në qendër të vëmendjes për faktin që është abuzuar dhe ngacmuar seksualisht nga Harvey Weinstein.
Bëhet fjalë për Jennifer Lawrence, e cila ka dhënë një intervistë ekskluzive për “The Hollywood Reporter” ku ka rrëfyer vendimin e saj të rëndësishëm.
Fituesja e çmimit Oscar është shprehur se i ka shmangur rolet seksuale si pasojë e fotove nudo që iu vodhën dhe u shpërndanë në vitin 2014.
“E kam menduar, nuk do e bëj më. Kurrë nuk do të shpërndaj ato pjesë të trupit tim të cilat u bënë virale kundrejt dëshirës sime”.

lawrenc.jpg


Jennifer Lawrence ka rrëfyer gjithashtu se regjisori Harvey weinstein, ka patur një sjellje prindërore ndaj saj gjatë gjithë kohës, pavarëisht se kishin debate të shpeshta.
“Ai është sjellur mirë me mua shumicën e kohës përveç momenteve kur kishim debate dhe unë e ofendoja por e linim me aq. Ai ka patur një sjellje prindërore ndaj meje. Kështu që m’u desh kohë të kuptoja gjithçka pasi mendoja që e njihja këtë njeri ndërsa ai u akuzua për përdhunim. E dinim të gjithë që ishte një qen dhe që ishte brutal. Një mashkull i ashpër, një kafshë, një njeri i vështirë për të negociuar por nuk e dija që ishte një përdhunues”, ka thënë aktorja e “X-Men”.
“Kur dëgjova se ai iu thoshte femrave në mikrofon të shkonin të shihnin atë teksa bënte dush, kisha një dhimbje deri në kockë, gjatë gjithë ditës. Isha shumë sëmurë”, përfundoi ajo.

 

Article Logic
Execution time: 0.0056619644165
array(1) { ["section"]=> string(88) "i-vodhen-dhe-i-publikuan-fotot-nudo-aktorja-e-njohur-merr-vendimin-e-papritur-foto-44203" }