INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Goditi deputeten e LSI-së, deputeti i PS-së letër byrosë së Kuvendit: Gjykoni sjelljen time

Goditi deputeten e LSI-së, deputeti i PS-së letër byrosë së Kuvendit: Gjykoni sjelljen time

Publikuar më: 19:57 20-12-2017

Zgjedhja e kryeprokurorës së re të përkohshme, Arta Marku gjatë ditës së hënë u shoqërua me përplasje në Kuvend. Nuk munguan as përplasjes midis deputetëve të PS dhe të LSI. I tillë ishte edhe konflikti midis Kejdi Mehmetaj dhe deputetit Bujar Çela. Deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela i ka dërguar një letër byrosë politike, ku i kërkon që të shqyrtohet sjellja e tij në Kuvend.

Letra e deputetit Bujar Çela drejtuar Byrosë se Kuvendit siguruar nga BalkanWeb:
Te nderuar anëtare te Byrose se Kuvendit, Kam ndjekur me vëmendje debatin publik qe shoqëroi seancën e ditës se hënë te Kuvendit te Shqipërisë. Pjese e këtij debati ka qene edhe reagimi im personal ne momentin kur një nder deputetet me te reja ne moshe te Kuvendit zonjusha Keidi Mehmetaj me force tentoi te me mohoje ushtrimin e detyrës qe me ka ngarkuar vullneti i popullit te Lushnjës. Une e mirëkuptoj deputeten e re ne moshe, te cilën e kishin urdhëruar ne atë moment te shkelte ligjin. Megjithatë edhe pse i provokuar apo i penguar te ushtroj detyrën, i kërkoj Byrosë se Kuvendit te Shqipërisë te zbatoje Rregulloren e Kuvendit ndaj çdo akti te pahijshëm për detyrën e nderuar te përfaqësuesit te popullit. Për këtë qellim, edhe pse reagimi im me mundësoi te ushtroj detyrën dhe te marr pjese ne votim, kërkoj qe Byroja ta gjykoje sjelljen time dhe te shprehet sipas Rregullores. Faleminderit, Bujar Cela.

Article Logic
Execution time: 0.0038208961486816