INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Getoari na doli më romantiku se të gjithë! Shihni çfarë surprize të mrekullueshme i ka bërë Marinës [VIDEO]

Getoari na doli më romantiku se të gjithë! Shihni çfarë surprize të mrekullueshme i ka bërë Marinës [VIDEO]

Publikuar më: 23:34 14-02-2018

Në ditën e të dashuruarve, një vëmendje e madhe ka qenë te rrjetet sociale të personazheve publikë. Një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar është padiskutim Getoari me Marinën të cilët nuk reshtin së treguari dashurinë për njëri-tjetrin dhe këtë nuk mund të mos e bënin edhe në ditën e Shën Valentinit.

Ka qenë moderatorja ajo që e ka zbuluar surprizën e Getit me një video të postuar në Instagram ku shihet me Getoarin në një darkë romantike, të ulur në një tavolinë, të rrethuar nga drita në formë zemre.

Gjatë videos çifti shihen duke i buzëqeshur njëri-tjetrit teksa në sfond dëgjohet kënga "Love on the brain" e Rihannës".

"Duajeni njëri-tjetrin. Gëzuar Shën Valentinin", shkruan Marina.

Love each other! #happyvalentinesday❤️

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0046489238739014