INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet vëllai i “baronit të drogës”, Klement Balilit: Arsyeja pse ai nuk dorëzohet është…

Flet vëllai i “baronit të drogës”, Klement Balilit: Arsyeja pse ai nuk dorëzohet është…

Publikuar më: 22:58 09-01-2018

Vëllai i Klement Balilit, Bashkim Balili ka folur për herë të parë publikisht në lidhje me vëllanë e tij dhe akuzat e rënda që rëndojnë mbi të. Bashkim Balili tha se vëllai i tij nuk ndihet në Shqipëri dhe sipas tij ai nuk dorëzohet pasi nuk ka besim tek drejtësia shqiptare.

Vëllai i Balilit të shpallur në kërkim për trafik ndëkombëtar të lëndëve narkotike, ka deklaruar se është telefonuar nga vëllai i tij që ndodhet në arrati dy apo tre muaj më parë.

Bashkim Balili, i cili është pronar i një pjesë te madhe të pronave të sekuestruara nga prokuroria së fundmi - për shkak të dyshimeve se janë vënë me të ardhura nga trafiku i drogës - nuk e ka zbuluar vedndodhjen e vëllait të tij, por ka thënë se ndodhet “diku larg”.

Deklarata në emisionin “Studio e Hapur”:

“Para tre-katër muajsh më ka marrë në telefon. Nuk e di ku ndodhet vëllai im. Kemi diskutuar dhe pyetja ime ishte pse nuk vjen? Nuk ndodhet në Shqipëri. Unë i kam bërë thirrje të dorëzohet. Ka një të kaluar të hidhur sa i përket këtyre skenarëve dhe e ka bërë pesimist për t’u dorëzuar. Edhe në vitin 2006 ai është akuzuar për pjesëmarrje në grup kriminal dhe ka shkuar tek krimet e rendua dhe ka bërë 6 muaj burg. Nga të gjitha akuzat Klemend Balili ka qenë i pafajshëm dhe vetë gjykata e nxori të pafajshëm. Atëherë ishte moshë e re dhe e përballonte. Mbas 6 muajsh ai mori pafajësinë dhe ai edhe sot nuk ka besim tek drejtësia. Drejtësia është në trysninë e politikës. Politika po i bën gjyq Klemendit”, tha Bashkim Balili.

Article Logic
Execution time: 0.0037200450897217