INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Faton Shoshi flet për raportin e tij me Era Istrefin...[VIDEO]

Faton Shoshi flet për raportin e tij me Era Istrefin...[VIDEO]

Publikuar më: 18:58 14-01-2018

Faton Shoshi ish-i dashuri dhe njëkohësisht ish-menaxheri i Era Istrefit padyshim që mund të konsiderohet si një nga elementet kyç të suksesit artistik të saj.

Ndarja e tyre u shoqërua me shumë bujë në rrjetet sociale, kur vetë Fatoni deklaroi se nuk ishte më menaxheri i Erës.

Mendohet se ishte pikërisht kënga “Redrum” e cila bëri që marrëdhënia mes dyshes të fillonte të ftohej dhe të arrinte deri ne fazën e ndarjes përfundimtare.

Së fundmi Faton Shoshi ka folur për karrierën e tij dhe raportin që ka me Era Istrefin në një intervistë për Prive.

Gazetari e ka pyetur Fatonin se çfarë e ndau atë nga bashkëpunimi me Era Istrefin.

Me Erën na ndodhën disa mosmarrëveshje, Era edhe unë u pajtuam që mos të bashkëpunojmë më, është më mirë që kur fillojnë mos mosmarrëveshjet ta ndërpresësh bashkëpunimin pasi ka gjasa që ato vetëm të shtohen dhe ashtu bashkëpunimi bëhet i vështirë, tha Fatoni.

Përsa i përket nëse mes të dyve ka patur një lidhje, Fatoni e anashkalon këtë pjesë pa u prononcuar dhe duke buzëqeshur.

Së fundmi Faton Shoshi është pyetur nëse mund të ketë një ribashkim të mundshëm mes tij dhe Era Istrefit.

Për momentin nuk e besoj pasi jam i fokusuar në artista të rinj edhe nuk ma merr mendja, ka deklaruar ish-menaxheri i Era Istrefit, Faton Shoshi.

Article Logic
Execution time: 0.0041639804840088