INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Enkelejda Zeko? Eva Murati: Kush tha që gazetaria sportive ka moshë? [Video]

Enkelejda Zeko? Eva Murati: Kush tha që gazetaria sportive ka moshë? [Video]

Publikuar më: 16:01 17-12-2017

Eva Murati u fut shumë shpejt në rradhët e prezantuesve tejet të ndjekura sportive në vend.

E ftuar në “Një kat më lart” me Ermal Peçin, ajo u bë pjesë e rubrikave të programit, kësaj herë duke përzgjedhur rastësisht për të komentuar disa kolege sportive të ekranit.  Në mesin emrave ajo zgjodhi rastësisht Bora Zemanin, për të cilën tha se nuk njihet personalisht, por nga ekrani i ka dhënë ndjesi pozitive.

Më pas ajo ka përzgjedhur Enkelejda Zekon, e cila kohë më parë u përfshi në një diskutim online me Ilda Bejlerin.

“Shumë simpati për të, disa analistë ne i ndajmë së bashku, kam dëgjuar shumë fjalë të mira”– tha Eva. Por a mendon ajo se gazetaria sportive ka moshë?  “Nuk e mendoj fjalën old fashion për asnjë profesion. Çdo të thotë kjo, duhet të jesh patjetër i ri? Unë përkundrazi përpiqem të dukem më e madhe në moshë – shtoi Eva në bisedën në “Një kat më lart”.

Ndiqni të plotë intervistën e me Eva Muratin në “Një kat më lart”.  

Article Logic
Execution time: 0.0035958290100098