INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin për surprizën te “Kënga Magjike”, vajza e Arditit habit me përgjigjen e saj

E pyesin për surprizën te “Kënga Magjike”, vajza e Arditit habit me përgjigjen e saj

Publikuar më: 20:12 08-12-2017

Për vite me rradhë, i dedikuar pas moderimit, Arditi ka lënë pas dore muzikën, dashurinë e tij të parë, por ai ka rezervuar një surprizë të bukur për publikun, sepse do të sjellë një këngë të re. Jo vetëm, por me një person shumë të rëndësishëm për të, vajzën e vogël Anna. Këtë lajm ai e ka bërë të ditur para disa ditësh ku postoi një foto në Instagram në të cilën shfaqej me kompozitorin e njohur Drako Dimitrov dhe shkroi:
“Në studion e Darko Dimitrov...sepse këtë herë i rikthehem dashurisë - këngës me një duet. E me kë tjetër? Me Anna Gjebrea.”, si dhe ka zbuluar titullin “Për ty”.

olti.png

Mirëpo na duhet të presim natën finale të “Kënga Magjike” ta dëgjojmë sepse edhe e vogla Anna se ka ndërmend të japë detaje.
Në një insert të përgatitur nga programi i pasdites “Rudina” në prapaskenat e Këngës Magjike, në netët gjysmëfinale të Këngës Magjike, mikrofoni ka kapur edhe Annën e vogël, e cila është gjithmonë aty, pas babit, duke u bërë gati edhe ajo për surprizën e finales.

anita.jpg


Pasi pyetet nëse edhe ajo ka një surprizë për finale, Anna konfirmon, por kurrsesi nuk zbulon çfarë do të ndodhë: “Është surprizë…” – thotë me të qeshur. Pyetjes nëse edhe asaj i pëlqen të këndojë në këtë festival, artistja e vogël Gjebrea i përgjigjet me “Po”, por kurrsesi pyetjes vijuese a do të këndojë: “Le të mbetet surprizë dhe ta zbulojnë vetë njerëzit” – ia pret shkurt ajo gazetares pa lënë asnjë hapësirë për të mësuar më tepër.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039529800415039