INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Durrës, ndalohet italiani me një pajisje të dyshuar përgjuese

Durrës, ndalohet italiani me një pajisje të dyshuar përgjuese

Publikuar më: 11:34 04-12-2017

Një shtetas italian është ndaluar ditën e djeshme në portin e Durrësit, pasi i është gjetur një pajisje e dyshimtë.

Sipas policisë bëhet fjalë për një pajisje përgjimi, prandaj shtetasi me inicialet G.I është marrë në pyetje. Po ashtu bëhet me dije se ky shtetas ka qëndruar disa ditë në Shqipëri dhe ditën e djeshme ka tentuar të largohet.

Ai ka mohuar që pajisja të jetë përdorë për përgjim ndërsa kjo e fundit është dërguar për ekspertizë në laboratorin shkencor.

Italiani është aktualisht në gjendje të lirë ndërsa vijon ekspertiza.

Article Logic
Execution time: 0.0041980743408203