INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Donald Trump “e bekoi” si gjyqtar, Shoqata e Avokatëve e cilëson si të pakualifikuar [FOTO]

Donald Trump “e bekoi” si gjyqtar, Shoqata e Avokatëve e cilëson si të pakualifikuar [FOTO]

Publikuar më: 13:29 13-12-2017

Senati amerikan votoi të martën për të konfirmuar një nga kandidatët e propozuar nga Donald Trump për postin e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, pavarësisht se demokratët kundërshtuan duke e quajtur si të pakualifikuar atë.  Setani konfirmoi Leonard Steven Grasz nga Nebraska pas një votimi 50 pro dhe 48 kundër për të shërbyer në Gjykatën e 8-të të Apelit në SHBA.
Në prag të votimit, Senati Demokrat vuri në dukje se Shoqata Amerikane e Avokatëve e ka vlerësuar si “të pakualifikuar” atë për të shërbyer në gjykatën federale të apelit. Shoqata e Amerikane është shprehur se Grasz kishte “probleme temperamenti” kështu që nuk e shohin si të denjë për atë post.
Organizata gjithashu ka theksuar se ata që kanë punuar me Grasz, janë shqetësuar për problemet e tij që kanë të bëjnë me paanësinë.

nardi.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041258335113525