INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Courtois tek Real Madrid, portieri : Nëse me do Reali duhet të…

Courtois tek Real Madrid, portieri : Nëse me do Reali duhet të…

Publikuar më: 19:48 06-02-2018

Thibaut Courtois ka folur për interesimin që ka shprehur prej kohësh klubi madrilen. Portieri i Chelsea tha se zyrtarët e Real Madrid duhet të bisedojnë me klubin për shërbimet e mia.

“Nëse Madridi më do mua, ata duhet të bisedojnë me Chelsean. Situata ime personale mund të ndikojë” -tha 25 vjeçari në një intervistë për Sportfoot.

Familja e portierit ndodhet aktualisht në Spanjë dhe ai udhëton shpesh në Madrid për të takuar familjen e tij dhe kjo mund të jetë një arsye shumë e fortë që Courtois të kthehet në La Liga. Më herët belgu ka shprehur se zemra e tij është në kryeqytetin spanjoll duke shtuar dyshimet se ai mund ta vazhdojë karrierën në Spanjë.

Article Logic
Execution time: 0.0036709308624268