INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Climoji, ikonat që do ti dashuroni [VIDEO]

Climoji, ikonat që do ti dashuroni [VIDEO]

Publikuar më: 16:40 18-01-2018

Emojet ose simbolet qe perdoren ne rrjetet sociale jane bërë një gjuhë që po bashkon të gjithë botën.
Rëndësia që kanë këto figura për komunikimin bëri që Marina Zurkoë dhe Viniyata Pany të sillnin në jetë CLIMOJI.
Ndryshe nga emoji, Klimoji paraqesin ndryshimet e mëdha klimaterike që bota po pëson.
Ikonat paraqesin shkrirjen e akullit, mbytjen e arinjve polare, një balenë me një shishe plastike në stomak, prerjen dhe djegien e pyjeve, gjithashtu dhe ndotjen e ajrit e shumë të tjera.
Synimi që kanë dy artistët me krijimin e këtyre ikonave është të të rrisin ndërgjegjësimin e njerëzve dhe të mos shkatërrojnë mjedisin.
Ndryshimet e klimës tashmë po prekin botën. Uraganët, tërmetet dhe zjarret bënë që viti 2017 të ishin viti i fatkeqësive natyrore dhe shkencëtarët shprehen se këto ngjarje katastrofike po bëhen normale pasi janë efektet e ngrohjes globale.
E prandaj njerëzit s'duhet ta injorojnë por të flasin për këtë realitet të hidhur, e në këtë kohë që jetojmë ikonat kanë më shumë ndikim se fjalët, prandaj klimoji është revolucioni i radhë i figurave.
E për ti pasur këto ikona të reja mjafton të shkarkoni nga appstore climoji dhe ato automatikisht do shfaqen ne tastierën tuaj.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037970542907715