INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodh në Paris, evakuohet zona përreth Kullës Eiffel

Çfarë ndodh në Paris, evakuohet zona përreth Kullës Eiffel

Publikuar më: 17:18 20-05-2019

Policia ka evakuuar turistët në Kullën Eiffel në Paris pak pas mesdite pas një rasti të çuditshëm.

Një person ishte parë duke u ngjitur në kullë dhe forcat e policisë janë vënë menjëherë në alarm.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë zjarrfikësit dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë, të cilët kanë bërë të mundur evakuimin e personave që ndodheshin në kullë deri në momentin e sqarimit të plotë të situatës.

Fillimisht thuhet se përjashtohet të bëhet fjalë për një sulm terrorist.

Një episod i ngjashëm është regjistruar në vitin 2017 ku Kulla u evakua sepse një djalë i ri kishte hipur mbi të dhe kërcënonte se do të vetvritej. Por në fund policia arriti ta bindte të riun të zbriste nga struktura.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035078525543213