INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Blerim Destani sfidon përsëri Noizy-n, ja se me çfarë kanë vënë bast këtë herë[FOTO]

Blerim Destani sfidon përsëri Noizy-n, ja se me çfarë kanë vënë bast këtë herë[FOTO]

Publikuar më: 11:57 06-02-2018

Tashmë ndjesia e sfidës mes aktorit Blerim Destani dhe reperit Noizy duket se sa vjen edhe shtohet.

Gjithçka mesa kemi parë ka nisur me datën e publikimit të këngës së Noizyt, datë e cila mesa duket ka mbetur në duart e Blerimit ngaqë Noizy e kishte humbur bastin.

Tani sfida e re ka filluar në palestër ku dyshja ka caktuar datën 31 maj, si data që do të vendoset se kush nga të dy është stërvitur më shumë.

Ka qenë pikërisht Blerim Destani i cili ka zbuluar se çfarë do të përfitojë fituesi i këtij basti përmes një postimi në Instagram.

Një foto të ndarë në dy pjesë ku duken aktori në gjendjen aktuale dhe gjithashtu Silvester Stallone në rolin e boksierit Rocky Balboa ku shfaqet triumfues pas një ndeshje boksi, foto kjo ku sipas gjasave Blerimi ka dashur ta ilustrojë veten si fitues të bastit.

“31 maj, bëje gati Rolexin”, shkruan Blerim Destani në postimin e tij ku i ka bërë tag mikut të tij Noizy dhe duke zbuluar kështu edhe premion që do të marri ai në rast se fiton.

Nga ana tjetër reperi Noizy me një koment i është përgjigjur: “Do ta shohim këtë punë”.

i_h89-.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0039339065551758