INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Barack Obama përballë princit Harry: Kujdes me mediat sociale

Barack Obama përballë princit Harry: Kujdes me mediat sociale

Publikuar më: 17:02 27-12-2017

Ish presidenti i SHBA-së Barack Obama pa dyshim është një nga liderët më të dashur për të gjithë dhe sigurisht fjala e tij fiton shumë peshë sidomos kur u drejtohet të rinjve.

Në një intervistë të pazakontë për BBC me princin Harry, ish kreu i Shtëpisë së Bardhë lëshoi një paralajmërim mbi përdorimin e papërgjegjshëm të medias sociale.

Sipas tij mediat sociale po shtrembërojnë aftësinë e opinionit publik për të kuptuar çështje komplekse dhe po përjapen informacione të rreme. Dhe kjo nuk është hera e parë që Obama lëshon kritika të tilla pa përmendur Trump i cili është një përdorues i çmendur i Tëitter.

“Një nga rreziqet e internetit është fakti se njerëzit mund të kenë realitete krejtësisht të ndryshme, mund të bien pre e informacioneve që përforcojnë paragjykimet e tyre. Çështja ka të bëjë me mënyrën sesi ne o shfrytëzojmë këto teknologji në mënyrë që të kemi sa më shumë zëra, disa pikëpamje të cilat duhen shfrytëzuar për të gjetur një terren të përbashkët”, u shpreh Obama në bisedën me princin.

Gjatë intervistës së tij ish kreu i Shtëpisë së Bardhë u ndal edhe tek mosrealizmet e mandatit të tij duke shprehur më tej edhe shqetësim për mënyrën sesi SHBA po zhvillohet por mbi të gjitha vuri theksin tek qetësia.

Një karakter i ndryshëm Obama ndërsa pasaradhësi I tij Trump akuzohet për një përdorim të tepruar të Tëitterit, edhe pse republikani këmbëngul se kjo i lejon atij lidhjen e drejtpërdrejtë me popullin amerikan.

Article Logic
Execution time: 0.00394606590271