INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrihet marrveshja për finalen e Copa del Rey, data e përbaljes është afër

Arrihet marrveshja për finalen e Copa del Rey, data e përbaljes është afër

Publikuar më: 21:59 12-02-2018

Barcelona, Sevilla dhe Federata Spanjolle ranë dakort këtë pasdite, se finalja e Kupës të mbahet në Madrid më 21 Prill.


Pak para takimit të sotëm në Federatën Spanjolle të Futbollit në Las Rozas, u ra dakord që finalja e Copa del Rey këtë vit mes Barcelonës dhe Seviljes do të organizohet më 21 Prill në stadiumin Wanda Metropolitano të Atletico de Madrid.


Vendimi ende duhet të shpallet zyrtarisht, por është bërë me dije që është arritur një marrëveshje me të dy finalistët dhe RFEF dhe pritet vetëm miratimi i Atletikos. Federata do ta dërgojë propozimin në Atlétiko këtë mbrëmje, megjithatë madrilenët pritet të bien dakord për idenë, pasi vendosja e finales në Wanda është gjithmonë prioritet për presidentin e klubit Enrique Cerezo.


Përfaqësimi i Barcelonës në takimin e sotëm ishte Guillermo Amor ndërsa Sevilla u përfaqësua nga presidenti i tyre José Castro. Juan Luis Larrea kryesoi delegacionin e Federatës.Pas disa diskutimesh të tre palët ranë dakord që përfundimi duhet të mbahet në datën origjinale të vendosur verën e kaluar - të shtunën 21 prill.

Article Logic
Execution time: 0.0038471221923828