INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Apple, ja si do të jetë iPad Pro i ri

Apple, ja si do të jetë iPad Pro i ri

Publikuar më: 09:31 10-10-2018

Pas iPhone-it të ri të zbuluar në shtator, thashethemet janë ende më këmbëngulëse për një ngjarje tjetër të Apple, të planifikuar për këtë muaj dhe dedikuar për iPad dhe Mac. Sipas thashethemeve të fundit, presim një iPad Pro të ri me ekranin " edge-to-edge ", korniza shumë të holla dhe asnjë buton Home, si iPhone. Dhe ashtu si smartfoni i Apple, tableti duhet të integrojë Face ID, sistemin tre-dimensional të njohjes së fytyrës, edhe pse sensorët nuk do të jenë në "notch" , domethënë në pjesën e zezë që është në krye të ekranit.

Instagram Banner

Thashethemet në qarkullim flasin për një iPad Pro në dy dimensione dhe me një laps të ri Apple, që lidhet direkt me iPad, siç ndodh me kufjet e AirPods dhe altoparlantin HomePod. Së fundi, tableti duhet të ketë një portë të re magnetike me të cilën të lidhni pajisjet, duke filluar nga tastiera dhe një lidhje USB-C për të transmetuar ekranin në ekranet e jashtme, siç është TV, me rezolucion 4K Hdr.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0013818740844727
    array(1) { ["section"]=> string(42) "apple-ja-si-do-te-jete-ipad-pro-i-ri-74695" }