INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anëtarët e ON Records ''diss'' Mozzik dhe Getinjos: “Ne jemi arsyeja që ju jeni të suksesshëm!” [FOTO]

Anëtarët e ON Records ''diss'' Mozzik dhe Getinjos: “Ne jemi arsyeja që ju jeni të suksesshëm!” [FOTO]

Publikuar më: 22:56 11-01-2018

Raporti mes Mozzik, Getinjo dhe menaxherit të tyre Mehmet Elshanit po vazhdon të zgjojë akoma vëmendjen e publikut. E si të mos mjaftonte “lufta” në rrjetet sociale mes menaxherit Met Elshani dhe dy vëllezërve, një tjetër këngëtar është futur në këtë mes.

Bëhet fjalë për Endrin, këngëtarin e ri, pjesë e On Records i cili e ka xhaxha menaxherin e këtij labeli.

“Met Elshani është arsyeja që ju jeni këta që jeni sot!”, – shkruan këngëtari 18 vjeçar në përshkrimin e fotos ku shfaqet pranë xhaxhait të tij.

dri.png

 

Endri ashtu edhe këngëtari tjetër Fero u kanë bërë “unfollow” në Instagram, Mozzikut dhe Getinjos ndërkohë që të dyja palët priten të përballen në gjykatë për të drejtat e autorësisë së këngëve të dy reperave.

Article Logic
Execution time: 0.003713846206665