INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Ajo nuk është aktore”. Eva Murati tregon xhelozinë në rradhët e aktorëve [Video]

“Ajo nuk është aktore”. Eva Murati tregon xhelozinë në rradhët e aktorëve [Video]

Publikuar më: 15:38 17-12-2017

Jemi mësuar ta shohim në emisionet sportive, por Eva Murati po xhiron filmin “Njeriu me këmishë” duke ardhur sërish për publikun si aktore.

E ftuar në “Një kat më lart” me Ermal Peçi ajo foli për projektin e ri, tejet entuziaste për xhirimet e nisura por edhe për lidhjen gjithmonë e më shumë të fortë që ka me kinemanë.

Por a i përmendin Evës faktin që nuk është aktore, apo se nuk është diplomuar për këtë? Ajo i tregoi Ermalit se e dëgjon shpesh këtë koment, madje shpesh regjisorëve jo të Tiranës i thonë : “Ej ajo nuk është aktore”.

Por a e mërzit kjo gjë Eva Muratin? “Jo, përkundrazi” – shtoi duke buzëqeshur.

Ndiqni të plotë intervistën e me Eva Muratin në “Një kat më lart”.  

Article Logic
Execution time: 0.0033860206604004