INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
2018 –ta ka nisur me  plot  “trende”, por shihni më kryesoret, janë vetëm 6...

2018 –ta ka nisur me plot “trende”, por shihni më kryesoret, janë vetëm 6...

Publikuar më: 15:01 27-01-2018

E kush nga ne nuk rend pas  tendencave të fundit, duke bërë shopping për sezonin që do të  vijë? 

Është vetëm fillimi i këtij viti dhe sigurisht duam që në garderobën tonë të mbizotërojnë trendet e reja. Por nga ana tjetër duhet të shohim sa mund të shpenzojmë... Që të lehtësoheni, ju ofrohet  ndihmë  si më poshtë :

1-Çizmet Cowboy

Ato bënë parakalimin e tyre në slatat e markave për Givenchy, Altuzarra,Nina Ricci dhe Tibi. Rikthimi i tyre me një pamje më të butë dhe femërore do preferohen shumë nga femrat.

27394263_10213088140991480_2065560045_n.jpg

2-Fustanet stil boho

Prerjet asimetrike, printet plot fantazi dhe të ngarkuara, mëngët e gjata, gjatësitë midi, jakat e thella në pjesën e përparme do jenë fustanet e rinj boho. Markat si Altuzarra, Erdem dhe Elie Saab i kanë dhënë një pamje më elegante dhe luksoze fustaneve boho.

27394331_10213088140911478_524753006_n.jpg

3-Pantallonat e gjera dhe të varura.

Qëndroni larg xhinseve dhe zgjidhni pantallona me ngjyra, të lirshme me këmbë të gjera dhe që rrinë të varura. Krijoni një pamje cool dhe elegante duke u veshur në mënyrë komode. Victoria Beckham, Max Mara, Tibi dhe Prabal Gurung ju kanë sjell veshjet klasike me një prerje më të relaksuar.

27394314_10213088140671472_2003183001_n.jpg

 

4-Prerjet asimetrike

Prishja e prerjeve klasike apo elegante duke i dhënë një pamje paskam më asimetrike dhe të çrregullt si mëngët e prera të xhaketave, fustanet me cepa, bluzat në formë asimetrike etj.

 

 

27292259_10213088140591470_617874791_n.jpg

5-Printet me kuadrate

Ky trend ka mbizotëruar në 2017 dhe duket se do të vijojë edhe në 2018.

Nga fundet, pantallonat, palltot, xhaketat duhet të jenë me kuadrate, por këtë herë preferohen edhe ngjyrat e tjera përveç grisë dhe karamelit. Oscar de la Renta, Emilia Ëickstead, Tibi dhe Chloé janë disa nga stilistët që i kanë përqafuar këto printe.

 

27395060_10213088140711473_184435369_n.jpg

6-Këpucët me ngjyrë karamele

Këpucët elegante me takë në ngjyra pastel, të ëmbla si karamel është një nga trendet më femërore që do shtoj romanticitetin dhe luksin në një veshje. Ngjyrat bojqielli, rozë karamele, lejla paste, e verdhë limon, e gjelbër pastel janë ngjyrat më të preferuara. Këto këpucë janë perfekte për të rifreskuar veshjen tuaj të punës. Victoria Beckham, No. 21, Tibi, Roksanda dhe Oscar de la Renta janë shembujt më të mirë të këmbëve karamele.

27497242_10213088140631471_1809794675_n.jpg

>

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00427198410034
    array(1) { ["section"]=> string(74) "2018-ta-ka-nisur-me-plot-trende-por-shihni-me-kryesoret-jane-vetem-6-48690" }