INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zyrtarisht kampion bote, Lewis Hamilton siguron titullin e katërt në karrierë

Zyrtarisht kampion bote, Lewis Hamilton siguron titullin e katërt në karrierë

Publikuar më: 22:48 29-10-2017

Kur kanë mbetur edhe dy gara nga fundi i këtij sezoni të Formula 1, Lewis Hamilton është shpallur zyrtarisht kampion bote në këtë sport. Piloti britanik i Mercedes e mbylli garën e Meksikës në vendin e 9, që gjithsesi mjaftoi për të siguruar matematikisht titullin.

Gara e Meksikës nisi me një start spektakolar të Vettelit, Versttapenin dhe Hamiltonit, por një incident mes të treve solli dëmtime në makinat Ferrari dhe Mercedes. Kjo bëri që Hamilton dhe Vettel të rinisen nga fundi, por ndërsa gjermani filloi të rikuperojë pozicione, britaniku i Mercedes vijonte të kishte probleme.

Në fund, triumfoi Verstappen, ndërsa Bottas dhe Raikkonen plotësuan podiumin në Çmimin e Madh të Meksikës, shkruan Supersport. Sebastian Vettel e mbylli garën vetëm në vendin e 4-t, duke mos marrë mjaftueshëm pikë, për t’i shtyrë festën britanikut të Mercedesit.

Pas triumfit të këtij sezoni, Hamilton çon në 4 numrin e titujve të fituar, po aq sa ka edhe rivali i tij te Ferrari, Sebastian Vettel, ndërsa më së shumti tituj ka fituar Michael Schumacher, plot 7. Javën e kaluar, në Çmimin e Madh të Austinit, në SHBA, u shpall kampione për konstruktorë edhe Mercedes.

Article Logic
Execution time: 0.0038659572601318