INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zyrtare/ Ministrja e Shëndetësisë raporton numri e të lënduarve nga tërmeti dhe flet mbi gjendjen e tyre

Zyrtare/ Ministrja e Shëndetësisë raporton numri e të lënduarve nga tërmeti dhe flet mbi gjendjen e tyre

Publikuar më: 21:00 21-09-2019

Të lënduarit nga tërmeti janë vizituar nëper spitale nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Nga Spitali i Traumës ajo tha se numri i personave të lënduarve në total është 68 persona.

''Pashë të lënduarit më parë në Tiranë. Nga 52 raste u trajtuan në spitalin e Traumës dhe aktualisht po marrin shërbim 21 qytetare. Situata paraqitet e qetë. Qytetarit po marrin shërbimin e nevojshëm. Një rast po bën ekzaminime të mëtejshme. Të gjtha strukturat spitalore janë përforcuar me stafe shtesë për të përballuar fluksin dhe çdo të papritur. Në total janë 68 persona, që kanë marrë shërbime në Durrës dhe Tiranë. Tani fluksi ka rënë dhe situata është nën kontroll. Qendra e Urgjencës Kombëtare është duke punuar intensivisht. Janë 200 telefonata që janë bërë për ndihmë nga qytetarët. Këto situata  shoqërohen dhe me gjendje paniku. Ekipet e urgjencës kanë shkuar dhe në shtëpi për shërbime. Është e rëndësishme të ruajmë qetësinë. Vlerësimet do të bëhen hap pas hapi për të qenë të kujdesshëm’’, raportoi Ministrja Manastirliu nga Spitali i Traumës dhe më pas u nis në Durrës për të vizituar të lënduarit e tjerë.

Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri me dije nga Spitali i Traumës se numri i personave të lënduarve në total është 68 persona.

Për mediat, Manastirliu raportoi se në Spitalin e Traumës janë shtruar 21 veta për të marrë mjekimin e nevojshëm. Ajo konfirmoi se për personin që ka pësuar dëmtime në kokë po bëhen ekzaminime.

''Pashë të lënduarit më parë në Tiranë. Nga 52 raste të trajtuara në spitalin e Traumës, aktualisht po marrin shërbim 21 qytetare. Situata paraqitet e qetë. Qytetarit po marrin shërbimin e nevojshëm. Situata e tyre paraqitet e qetë. Një rast po bën ekzaminime të mëtejshme. Të gjtha strukturat spitalore janë përforcuar me stafe shtesë për të përbalur fluksin dhe çdo të papritur. 68 në total që kanë marrë shërbime në Durrës dhe Tiranë. Fluksi ka rënë dhe situata është nën kontroll. Qendra e Urgjencës Kombëtare është duke punuar intensivisht. Janë 200 telefonata që janë bërë për ndihmë nga qytetarët. Këto situata  shoqërohen dhe me gjendje panike. Ekipet e urgjencës kanë shkuar dhe në shtëpi. Është e rëndësishme të ruajmë qetësinë. Vlerësimet do të bëhen hap pas hapi për të qenë të kujdesshëm. Është vënë dhe Shtabi i Emergjencave’’, raportoi Ministrja Manastirliu nga Spitali i Traumës

Article Logic
Execution time: 0.0032169818878174