INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërmeti në Korçë, 230 banorë flenë në çadra, 60% e shtëpive të pabanuara [FOTO]

Tërmeti në Korçë, 230 banorë flenë në çadra, 60% e shtëpive të pabanuara [FOTO]

Publikuar më: 11:12 02-06-2019

Emergjencat Civile kanë dhënë informacion në lidhje me situatën në qarkun e Korçës pas tërmetit të rënë një ditë më parë.

Lidhur me situatën në rajonin e Korçës janë evidentuar 184 banesa të dëmtuara, 60% e të cilave të pabanuara.

230 banorë janë strehuar në çadrat kolektive të ngritura nga EC dhe FA: 160 në Floq, 40 në Vidovë dhe 30 ne Qafzës.

“Ne Floq funksionon shërbimi shëndetësor 24 orë. Janë furnizuar me ushqime dhe ujë banorët. Janë siguruar zonat e prekura me forca policore. Deri me tani raportohet për 8 kabina elektrike të dëmtuara nga tërmetet, 7 prej të cilave të riparuara”, thuhet në njoftimin e Emergjencave Civile.

Banorët kanë kërkuar ndihmë pasi shprehen se kanë frikë dhe se nuk mund të jetojnë në çadra.

5.PNG

4.PNG

2.PNG

 1.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0037100315093994