INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, banorët në panik

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, banorët në panik

Publikuar më: 09:08 01-06-2019

Lëkundje të forta janë raportuar mëngjesin e sotëm në Korçë. Rreth orës 06:27 minuta janë ndjerë lëkundje të forta tërmeti, me magnitudë 5.3 ballë dhe thellësi 4 km. Kjo lëkundje e fortë ka trembur qytetarët, që për të qenë të sigurt kanë dalë jashtë banesave. Fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Lëkundjet janë ndjerë në Ersekë dhe Pogradec e ndërsa epiqendra ishte 12 km vijë ajrore mes Korçës dhe Ersekës, në fshatin Mollas.  Lëkundja e parë ka zgjatur për plot 10 sekonda.
Sipas të dhënave paraprake raportohet për dëme te konsiderueshme materiale. Disa banesa në Korçë kanë plasaditje.
Do të jenë Shërbimet e Emergjencës që do të bëjnë vlerësimet reale të dëmeve.

termeti.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0017440319061279