INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Zonja e hekurt” ngjitet 1000 metra pa pushuar

“Zonja e hekurt” ngjitet 1000 metra pa pushuar

Publikuar më: 14:50 07-09-2019

Kush e mendon kancelaren Angela Merkel vetëm e përkushtuar në politikëbërje, e ka gabim. Ajo mund ngjisë 1 mijë metra pa pushuar fare. 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel është shumë më e fortë nga sa mendojnë njerëzit, tha alpinisti i njohur italian, Reinhold Messner, sipas një artikulli të botuar në revistën gjermane “Focus”.

“Nuk mendoj se po e ekzagjeroj kur them se kjo grua është më e fortë nga sa mendojnë njerëzit. Ajo mund të ngjitet 1000 metra pa pushuar”, theksoi Messner.

Messner ka takuar Merkelin dhe bashkëshortin e saj, Joachim Sauer disa vite më parë. “Jemi takuar përpara se ajo të bëhej kancelare. Sauer më pyeti nëse kisha ndonjë paketë turistike për pushimet e tyre në Dolomite. Më pas, ne bëmë turin e parë së bashku”, shton ai.

Sipas tij, kancelarja Merkel e ka bërë “Gjermaninë më të popullarizuar".

Article Logic
Execution time: 0.0036571025848389