INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Punë ka, profesionistë jo”, ministri propozon hapjen e tregut për të huajt

“Punë ka, profesionistë jo”, ministri propozon hapjen e tregut për të huajt

Publikuar më: 13:22 07-09-2019

Industria e agro-përpunimit është një nga shtyllat kryesore që do të vazhdojë të mbështetet me fonde përmes Skemës Kombëtare dhe Programit IPARD, ka thënë ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi. Por vështirësia, ka shtuar ai, është tek fuqia punëtore. 

Gjatë një vizite në një fabrikë të prodhimeve bujqësore ministri ka bërë një propozim.  “Mungesa e punëtorëve në këto lloj sektorësh i frenon këto biznese që të rriten më tej dhe të shtojnë kapacitetet. Ndoshta ka ardhur momenti që tregu i punës të hapet edhe për të huajt”, ka thënë ai.
Sipas tij, stimulimi i industrisë agro-përpunuese në vend është një nga prioritetet e Ministrisë së Bujqësisë pasi ky është një sektor që ndër të tjera krijon edhe shumë vende të reja pune.

Article Logic
Execution time: 0.002871036529541