INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ku po shkon arsimi? Prej 5 vjetësh asnjë maturant me 10 absolute

Ku po shkon arsimi? Prej 5 vjetësh asnjë maturant me 10 absolute

Publikuar më: 15:18 07-09-2019

Në Shqipëri duke filluar që nga viti 2015, asnjë maturant nuk ka mundur të përfundojë gjimnazin me notën 10 absolute.

Këtë vit, nga 35 mijë maturantë, vetëm 12 janë vlerësuar me notën 9.8 dhe mbi 5 mijë të tjerë nuk kanë arritur të marrin notën kaluese në provim.

Sipas kërkimeve të bëra nga Faktoje.al, maturantët të cilët iu nënshtruan provimeve këtë vit, nuk kanë marrë asnjë notën 10 në të gjitha lëndët.  Më të mirët, rezultuan 12 prej tyre që arritën një mesatare 9.8 në provime, 4 prej të cilëve ishin nga Tirana.

Por cilat janë shkaqet e këtij fenomeni?

Sipas ekspertit të arsimit, Ndriçim Mehmeti janë disa faktorë që ndikojnë në rezultatet e nxënësve, por  më kryesorja është niveli i ulët i arsimtarëve të rinj, të cilat hasin probleme me kurikulën që studiojnë në fakultet.

“Kurrikula e re, nuk ndihmon në rritjen e cilësisë por në rënien e saj. Le të marrim lëndën e matematikës. Specialistët e kësaj lënde, thonë se nxënësit që përfundojnë sot gjimnazet, nuk mund të vijojnë dot as ekonomikun, pasi dijet e marra në matematikën e gjimnazit janë të niveleve të ulëta.

Gjuha dhe Letërsia u ndanë. Dhe ndoshta u bë shumë mirë, por në rezultatet e nxënësve ky ndryshim nuk ka treguar impakt pozitiv.”- u shpreh eksperti Mehmeti për Faktoje.al.

Article Logic
Execution time: 0.003525972366333