INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtohen sinjalet për tryezë PS-PD

Shtohen sinjalet për tryezë PS-PD

Publikuar më: 15:43 07-09-2019

Raporti i OSBE/ODIHR duket se po afron më shumë dy palët politike, sa sa i ndanë. Kjo pasi kërkohet ulje urgjente të dy palëe në tryezë për të bërë një reformë të thellë elektorale. 

Nga mbledhja e Asamblesë së PS në Elbasan, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha zgjedhjet e 2021 do të zhvillohen me kod të ri elektoral, që do të përgatitet nga opozita parlamentare dhe ajo jashtë Kuvendit.
“Detyra e përbashkët me opozitën parlamentare dhe jo-parlamentare tashmë është të vijojmë punën në Komisionin e posaçëm të Reformës Zgjedhore për të garantuar që zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 të zhvillohen me një Kod të ri Elektoral”, ka thënë ai.
Ndryshe nga opozita, numri 2 i PS pati një koment pozitiv dhe për raportin e OSBE/ODIHR. “Raporti i fundit i ODIHR-it për Zgjedhjet pasqyroi në mënyrë realiste atë që ndodhi në zgjedhjet e 30 Qershorit. Zgjedhjet e 30 Qershorit ishin demokratike dhe legjitime. Kuadri ligjor ekzistues për zgjedhjet u mundësoi të gjitha partive politike të marrin pjesë në zgjedhje. Zhvillimi i Zgjedhjeve ishte shprehje e funksionimit të shtetit ligjor në Shqipëri”, ka thënë ai për raportin.

Megjithatë, përtej thirrjeve të PS-së nga ana e përfaqësuesve të Partisë Demokratike vijojnë të thonë se Edi Rama duhet të largohet dhe të krijohet një qeveri tranzitore.

Article Logic
Execution time: 0.003817081451416