INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ruçi me 7 eurodeputetët, ‘Kuvendi në dispozicion të opozitës’

Ruçi me 7 eurodeputetët, ‘Kuvendi në dispozicion të opozitës’

Publikuar më: 09:16 28-02-2019

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi është takuar sot me delegacionin e Parlamentit Europian, ku është folur për reformat dhe opozitën. Ruçi është shprehur se Kuvendi është në dipozicion të opozitës, ndërsa ka pranuar se zgjedhjet në Shqipëri kanë probleme.

“Reforma elektorale, paketa është depozituar në Kuvend. Parlamenti është legjitim sepse vjen nga zgjedhje të ndershme. Zgjedhjet e 2017-ës të certifikuara nga 100% e numuruesve të opozitës. Zgjedhjet kanë probleme, por ato zgjidhen në Kuvend”, tha Ruçi.
Sa i përket opozitës, Ruçi është shprehur “Kuvendi në dispozicion të opozitës, opozita gëzon të drejta që unë si opozitar nuk i ëndërroja, Basha ka fol dy orë më shumë se kryeministri, opozita ka refuzuar të përdor kontrollin parlamentar”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033419132232666