INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendim i papritur i Ruçit, vendos të mbajë seancën plenare sot

Vendim i papritur i Ruçit, vendos të mbajë seancën plenare sot

Publikuar më: 10:49 26-02-2019

Parlamenti që u anulua të enjten e kaluar, do të mbahet ditën e sotme në orën 17:00.
Konferenca e Kryetarëve u mblodh këtë paradite ku u mor vendimi. Në seancën e sotme pritet të miratohet struktura dhe buxheti i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Prokurorisë.
Seanca plenare do të jetë vetëm me deputetët e mazhorancës, pasi opozita e bashkuar shqiptare, PD, LSI dhe aleatët e djathtë, kanë vendosur të djegin mandatet. Opozita ka nisur një valë protestash me qëllimin për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme përmes krijimit të një qeverie tranzitore.

Article Logic
Execution time: 0.0038180351257324