INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gramoz Ruçi tregon për herë të parë deputetët e preferuar, ja emrat

Gramoz Ruçi tregon për herë të parë deputetët e preferuar, ja emrat

Publikuar më: 12:25 11-03-2018

Në debatin me dyer të mbyllura në Këshillin e rregullores dhe Imunitetes, që është zbardhur nga faqja zyrtare e Parlamentit, ku flitej për një konsensus për rregulloren e re të kuvendit, Ruçi ka dhënë preferencat e veta lidhur me emrat e deputetëve.

Dhe sipas asaj që deklaron të gjithë i përkasin opozitës dhe askush mazhorancës.

“Mbaj mend që kam vlerësuar katër emra deputetësh për diskutimet e tyre gjatë pesë muajve të parë: të parin, deputetin Spahia, më të riun, i cili foli dhe zhvilloi opozicionin e tij Brenda përmbajtjes së ligjit dhe e bëri shumë mirë; të dytin Flor Mimën, të tretin Nasip Naçon që e kemi këtu dhe të katërtin Shezai Rrokajn. Qartë? Nuk kam thënë për asnjë deputet të maxhorancës. Kur e them këtë për përmbajtjen e diskutimeve, nuk e kam thjesht për opozitën, por e kam parasysh për të gjithë deputetët” është shprehur Ruçi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040311813354492