INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kur i bën gropën tjetrit bie vet brenda. Dhe kjo mund ti ndodhë edhe një personi si Ruçi... [VIDEO]

Publikuar më: 16:52 14-09-2017

Gramoz Ruçi ishte protagonisti i vetëm i seancës parlamentare gjatë ditës së sotme. Në fakt e ka nisur me ironi ndaj deputetëve të cilët janë për herë të parë pjesë e Kuvendit.
Gramor Ruçi:
“Nuk kanë faj, janë të rinj dhe bëjnë gabime.
Por vërejtja nuk ka munguar as për krerët e grupeve kuvendore, e madje arriti deri aty sa ndërpret seancën plenare.
Gramor Ruçi:
“Vërejtje krerëve të grupeve që nuk vijnë në orarin e Përcaktuar. Të ndërpritet seanca”.
Por eksperienca e gjatë në kuvend në fakt duket se nuk e ka ndihmuar vetë kryeparlamentarin Gramoz Ruçi. Këtë të enjte i është dashur të lexojë publikisht emrat e përfaqësuesve politik në komisionet parlamentare. Kjo procedurë duket se e ka lodhur aq shumë kryeparlamentarit, i cili nuk është familjarizuar as me deputetët e vjetër e jo më me ata që janë bërë pjesë e kuvendit rishtas.

Article Logic
Execution time: 0.0035028457641602