INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ZYRTARESHBA, do të ketë llotari amerikane! Aplikimi në tetor

ZYRTARESHBA, do të ketë llotari amerikane! Aplikimi në tetor

Publikuar më: 16:13 14-09-2017

SHBA ka zyrtarizuar vijimi e llotarisë amerikane, por me disa ndryshime. Pasi fituesit do të jenë të përgjysmuar. Pra do të ketë 50.000 viza në dispozicion të fituesve të Lotarisë Amerikane nëpër botë. Përzgjedhja vijon të jetë rastësore përmes një shorti kompjuterik. Numri i vizave shpërndahet mes gjashtë rajoneve gjeografike dhe asnjë vend nuk mund të marrë më shumë se 7% të totalit të vizave të shumëllojshmërisë të akorduara në një vit për këtë qëllim. Edhe Shqipëria hyn në mesin e shteteve që kualifikohen si përfituese të Lotarisë. Periudha e aplikimit nis në 3 tetor 2017 e zgjat deri në 7 nëntor 2017. Sugjerohet që të mos pritet deri në ditët e fundit për të aplikuar, sepse kërkesat e shumta e rëndojnë ëebsite-nku aplikohet. Para aplikimit për lotarinë, duhet të kontrollohen kërkesat për kualifikim, si arsimi ose puna e specializuar. Kërkesa për arsim të mesëm të barabartë me arsimin e mesëm në Shtetet e Bashkuara është shumë e prerë dhe profesionet për të cilat përvoja e punës mund të përdoret për t’u kualifikuar, janë të kufizuara. Kualifikimet nuk shqyrtohen para intervistës, kështu që përzgjedhja për lotarinë nuk do të thotë gjithmonë se aplikanti do të kualifikohet për vizë.

Article Logic
Execution time: 0.0045030117034912