INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni aplikuar për lotarinë Amerikane? Ambasada: Duhet ta ripërsërisni

Keni aplikuar për lotarinë Amerikane? Ambasada: Duhet ta ripërsërisni

Publikuar më: 11:09 16-10-2017

Problemet teknike në serverin e llotarisë amerikane për disa ditë bllokuan aplikimet. Por këtë të hënë ka mbërritur një tjetër lajm jo i mirë për të gjithë ata që kanë aplikuar. Mijëra qytetarë shqiptarë që kishin hedhur llotarinë Amerikane nga data 3 deri në momentin që u bllokua serveri do tu duhet ta ripërsërisin këtë veprim. Ka qenë Ambasada Amerikane në vendin tonë që ka bërë lajmërimin, e cila lajmëron që aplikimi do të rifillojë të mërkurën.
Ambasada Amerikane:
“Për shkak të problemeve teknike, periudha e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të rifillojë nga e para. Të gjitha regjistrimet e bëra përpara datës 18 tetor 2017 do të duhet të ribëhen në mënyrë që të merren në konsideratë. Ne na vjen keq për shqetësimin e krijuar për aplikantët e vizave të shumëllojshmërisë. Për të siguruar drejtësi dhe për të mbrojtur integritetin e procesit për të gjithë ata që janë të interesuar, ne duhet ta rifillojmë procesin e regjistrimit për këtë vit (DV-2019). Periudha e re e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të hapet të Mërkurën, 18 tetor 2017, në orën 18:00 ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllet më 22 nëntor 2017, ora 17:00 ora lokale e Shqipërisë. Nëse keni ndonjë pyetje mbi regjistrimin, jeni të mirëpritur të na shkruani këtu. Udhëzimet e Lotarisë gjenden tek faqja e Ambasadës në: https://goo.gl/5SjV6h #AskAnna”

Article Logic
Execution time: 0.0055961608886719