INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ëndrra amerikane, sot dalin përgjigjet e llotarisë [VIDEO]

Publikuar më: 10:59 02-05-2017

Sot që prej orës 18 të gjithë shqiptarët që ëndërrojnë të lënë vendin për të shkuar në Amerikë kanë mundësi të mësojnë përgjigjet e llotarisë amerikanë. Me mijra persona kanë aplikuar në muajin nëntor mendohet se janë rreth 200 mijë. Shumë nga ata që kanë aplikuar për herë të parë duhet të jenë të vëmendshëm sa i përket mënyrës se si do të kontrollojnë për të mësuar nëse janë përzgjedhur apo jo përmes Kontrollit të Statusit të Aplikimit duke futur fillimisht numrin e konfirmimit që kanë marrë pas momentit të aplikimit.
Nëse mësoni se jeni përzgjedhur atëherë do të mund të udhëzoheni se si të vijoni procedurat, ku do të njoftoheni për datën dhe orën e takimit të intervistës për tu pajisur më pas me vizë. Mos u dekurajoni nëse sot mësoni se nuk jeni fitues do të jetë deri në 30 qershor e një raund tjetër në shtator.
Po ç'ndodh nëse keni humbur numrin e konfirmimit? Mësojeni nga kronika e IN News...



Article Logic
Execution time: 0.0028679370880127