INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Me përdhunoi dhe më la shtatzënë”, shikoni dëshminë shokuese të 15-vjeçares

“Me përdhunoi dhe më la shtatzënë”, shikoni dëshminë shokuese të 15-vjeçares

Publikuar më: 13:22 16-10-2017

Një 15-vjeçare ka mbetur shtatzënë si pasojë e një përdhunimi që i ka bërë një 55-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në muajin mars dhe vajza e ka kallëzuar autorin në polici një ditë më parë. Ajo ka deklaruar se bashkëfshatari i ka hyrë ën shtëpi dhe ka kryer me të marrëdhënie seksuale me dhunë. Arsyeja që 15-vjeçarja nuk kishte treguar më parë kishte qenë frika që ndiente. Fillimisht ajo ka deklaruar se nuk dinte me kë e kishte fëmijën dhe më pas ka deklaruar se e kishte përdhunuar.

“ Isha vetëm në shtëpi atë ditë. Personi është bashkëfshatari im, më ka ngacmuar edhe herë të tjera në fshat, por nuk i kisha dhënë rëndësi. Atë ditë më ndoqi nga pas dhe hyri me forcë në shtëpinë time, Nuk e ndalova dot”,dëshmon 15-vjeçarja.

Akuza është absurde, kam respekt për familjen e vajzës dhe ata për mua, mbeta i shokuar nga ngjarja,dëshmon 55-vjeçari.

Article Logic
Execution time: 0.003507137298584