INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Humbet betejën me sëmundjen, ndahet nga jeta mjeku i njohur

Humbet betejën me sëmundjen, ndahet nga jeta mjeku i njohur

Publikuar më: 11:48 11-03-2018

Mjeku i njohur Polikron Cela është ndarë ditën e sotme nga jeta në moshën 81 vjeçare.

Polikroni vuante nga një sëmundje e rëndë betejën me të cilën dhe e humbi.

Mësohet se homazhet në ndër të tij do të mbahen në hotel “Internacional” në datë 12 mars, afër ish lidhjes së Shkrimtareve, nga ora 10 deri 12:30. Sakaq, mjeku i njohur shqiptar do të prehet në varrezat e Sharrës.

Polikron Çela ishte një ndër pediatrët më të mirë në Shqipëri i cili kishte vite që jepte një ndihmë të madhe në informimin e nënave të reja për kujdesin që ato duhet të kishin ndaj fëmijëve të tyre. Me një punë studimore dhe përvojë 47-vjeçare ai ka qenë i pranishëm jo vetëm në media, por edhe me botime të pasuruara me të rejat e shkencës së sotme.

Article Logic
Execution time: 0.0033941268920898