INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po vjen pranvera dhe ora për pak ditë ndryshon

Po vjen pranvera dhe ora për pak ditë ndryshon

Publikuar më: 13:05 11-03-2018

Jeni kuriozë të dini se kur do të ndryshojë ora këtë pranverë?

Në fakt një peticion prej 70 mijë firmash e detyroi Bashkimin Europian të shqyrtojë nëse ndryshimi i orës në pranverë dhe vjeshtë duhet të vijojë të aplikohet.

Sipas atyre që e kundërshtojnë, zhvendosja e akrepave me një orë është bërë me qëllim kursimin e energjisë gjatë Luftës së Dytë Botërore por statistikat tregojnë se kursime të tilla nuk kanë ndodhur. Ata madje shprehen se ndryshimi i orës ndikon për keq te njerëzit dhe kafshët.

Por ndryshimi i orës do të vijojë edhe këtë pranverë, akrepat do të nisin të zhvendosen me një orë përpara duke nisur nga data 25 mars.

Ndryshimi i orës do të ndodhë në 02:00 të mëngjesit , ku akrepat do të shtyhen 1 orë përpara, duke shënuar 03:00. I quajtur ndryshe numërimi i orës verore, ky ndryshim do t’i japë mundësi të gjithë njerëzve të shijojnë sa më shumë ditën dhe rrezet e diellit.

Në vende të tjera, ky ndryshim do të ndodhë sipas orëve përkatëse lokale.

Për vendet e Bashkimit Europian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast.

Article Logic
Execution time: 0.0038521289825439