INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ngadalësohet koha në Europë, ja cilët janë shkaktarët

Ngadalësohet koha në Europë, ja cilët janë shkaktarët

Publikuar më: 19:13 09-03-2018

Rreth 25 shtete të Europës kanë humbur të paktën 6 minuta që nga mesi i muajit janar.

Dhe për këtë fajësohet sistemi elektrik në Serbi dhe në Kosovë.

Në fakt Ainstein rreth 113 vite më parë hodhi teorinë se për shkak të disa kushteve koha mund të ngadalësohet.

Në fakt analiza më e fundit ka treguar se shumë orë elektrike në 25 shtete të kontinentit nga Spanja në Turqi, Poloni e Norvegji po humbasin kohë dhe kërkohet që politikanët të marrin masa.

Rrjeti Ndërkombëtar i Transmetimit shprehet se fajtorë janë pikërisht Serbia dhe Kosova që kanë çuar në një rënie në frekuencën mesatare elektrike të rrjetit, e cila në Evropë supozohet të jetë 50 hertz.

Më tej në deklaratë thuhet se devijimi në frekuenca ka pasur efekt edhe mbi orët digjitale, të cilat hera-herës kanë treguar deri në 6 minuta vonesa.

Nga ana tjetër, ENTSO-E është shprehur se kjo situatë e paprecedentë ka shkaktuar humbjen e 113 gigavatë orë (GWh) energjie elektrike. Ky organ apeloi që të mënjanohen sa më shpejtë armiqësitë politike midis dy vendeve fqinje të Ballkanit dhe të përcaktohet urgjentisht se nga kush do të mbulohet humbja në fjalë.

Serbia vazhdon që të konsiderojë si pjesë e territorit të saj Republikën e Kosovës, një shtet i pavarur dhe i njohur nga 116 vende anëtare të OKB-së.

Në vitin 2011, një proces dialogu nisi me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Por ky proces është ndërprerë sidomos për shkak të tensionimeve gjatë muajve të para të dy viteve të fundit.

Article Logic
Execution time: 0.0069348812103271