INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

“Plehërat” sërish në kuvend. Opozita kërkesë për referendum [VIDEO]

Publikuar më: 12:00 29-09-2016

Që në nisje të senacës parlamentare, Kreu i Grupit të të djathtëve, Edi Paloka ka kërkuar, që sot kuvendi të shqyrtojë kërkesën e PD për mbajtjen e një referendumi në lidhje me Ligjin e Importit të Mbetjeve.
“Kërkojmë miratimin e kërkesës për lejimin e referendumit. Pyetja që iu shtrohet shqiptarëve: A duhet të lejohet importi i mbetjeve në Shqipëri apo jo?” – tha Paloka
Paloka u ka kujtuar deputetëve, që firmat e qytetarëve tre vjet më parë u mblodhën dhe bëri një analizë se përse me mbetjet e thjeshta mund të hyjnë dhe ato të rrezikshme duke i konsideruar dhe kriminale. Sipas Edi Palokës, s’ka siguri në dogana, madje as siguri në ushqime dhe kjo situatë bën të pamundur, që të kontrollohen nga qeveria edhe mbetjet që hyjnë.
“Mbi 360 milion kilogram mbetje në vit gjeneron vendi ynë dhe vetëm 7% mund të riciklohen. Forconi shtyllat e tjera të vendit turizmin dhe bujqësinë e mos u merrni me mbetjet. Vendi ynë i prekur nga një gjëndje e rëndë e përpunimit të mbetjeve të vendit sepse nuk plotësojnë standartet dhe kështu po dëmtohet ndjeshëm shëndeti i qytetarëve kryesisht nga gazrat e rrezikshëm. Deputetët nënshkrues të kërkesës për referendum mendojnë se grupet kriminale do të përfitojnë dhe qytetarët do të kenë probleme të rënda shëndetësore.” – shtoi Edi Paloka.
Po më tej e morri fjalën Kreu i Grupit të socialistëve, Gramoz   Ruçi i cili kritikoi të djathtët për terminologjinë, duke thënë se ata po flasin për plehëra e jo për mbetje.
“Ju ka ngelur mendja tek ligji juaj, që do kishte dhe lëndë të rrezikshme. Doni të helmoni shqiptarët se mendoni se e hanë sapunin për djathë. As firma s’grumbulloni dot doni ato që mblodhëm ne tre vjet më parë. Ne e mbajtëm fjalën kërkuam referendum dhe e realizuam, e anulluam ligjin tuaj se ishte i rrezikshëm dhe tani e ribëmë po në ndihmë të mjedisit dhe bizneseve. S’kini ç’bëni e vini këtu se ju ka dërguar lala me la gjojën.” – tha Ruçi.
Gramoz Ruçi dha e mendimin e tij se nuk duhet të futet në axhendë kjo çështje, por të vijohet me axhendën e ditës. Po e Kreu i Kuvendit, Meta sqaroi se duhet të mblidhet njëherë më parë Konferenca e Kryetarëve që të futet në axhendë.
Më pas replikoi sërisht Paloka që tha se duhet të futet në axhendë edhe pse e ka të qartë, që shanset se do votohet pro referndumit janë të pakta. Gjithësesi ai u bëri ftesë që deputetët të votojnë pro referendumit.

Article Logic
Execution time: 0.0037128925323486