INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po digjen afatet/ Kume: Vështirë të përdoret teknologjia në zgjedhjet e 2019 [VIDEO]

Po digjen afatet/ Kume: Vështirë të përdoret teknologjia në zgjedhjet e 2019 [VIDEO]

Publikuar më: 16:53 02-11-2018

Ish kreu i KQZ, ekspert për çështjet zgjedhore, Kristaq Kume shprehet skeptik për përdorimin e teknologjisë në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm. Mundësia që teknologjia të përdoret në mbarë vendin ka rënë por edhe pilotimi i këtij procesi por rrezikon seriozisht.

Kristaq Kume:
“Përdorimi i teknologjisë së informacionit është në skajet fundore të kohës. Nuk ka kohë për tu realizuar një gjë e tillë. Unë shoh që nuk ka as vullnet për një gjë të tillë. NQS do të donte mazhoranca që ti përgjigjej kërkesës këmbëngulëse të opozitës, qeveria duhet të kishte marr vendim për hapjen e fondit përkatës”.
Për Kumen partitë politike janë shkaktare të vonesave, teksa sipas tij por krijojnë kriza me qëllim zvarritjen e realizimit të reformës zgjedhore.
Kristaq Kume:
“Asnjë lëvizje, asnjë hap përpara nuk jemi duke parë. Për pasojë ajo që perceptohet nga gjithë kjo është se puna e komisionit po ecën në të njëjtën hulli me punën që kanë bërë komisionet e mëparshëm dhe rezultati do të jetë asnjëherë ai i pritshmi dhe i dëshirueshmi”.

Problem për ekspertin zgjedhor Kristaq Kume mbetet edhe administrimi i zgjedhjeve. Për këtë arsye ai thotë se ka ardhur koha që administrata zgjedhore të depolitizohet.
Kristaq Kume:
“Në qoftë se bie dakord klasa politike gjen arsyen , gjen vullnetin dhe e shpreh vullnetin për ta ndërtuar ndryshe administratën për të mos qenë ajo që ta komandojë ajo administratën ta bëjnë këtë gjë në të gjithë piramidën e zgjedhjeve”.
Ndërsa na ndajeni edhe 8 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve lokale klasa politike ende nuk ka një produkt real për reformën zgjedhore.

Article Logic
Execution time: 0.0038168430328369