INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbardhet takimi, ja për çfarë diskutuan Haradinaj me Merkel

Zbardhet takimi, ja për çfarë diskutuan Haradinaj me Merkel

Publikuar më: 08:24 06-06-2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zbardhur diskutimin që ka pasur me kancelaren gjermane, Angela Merkel më të cilën sot pati një takim. Fokusi i takimit, sipas Haradinajt ka qenë diskutimi mbi ndryshimin e kufijve, në kuadër të marrëveshjes së pritet të arrihet mes Serbisë dhe Kosovës. 

“I nderuar me ftesën e kancelares gjermane, Angela Merkel, në Berlin, për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në rajonin tonë dhe për nivelin e lartë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. Sa i përket dialogut me Serbinë theksova se ne jemi për një Marrëveshje Gjithpërfshirëse, ligjërisht obliguese, përfshirë njohjen reciproke, në kufijtë ekzistues”, shkruan Haradinaj.
Një çështje tjetër kanë qenë heqja e vizave për qytetarët e Kosovës. “Me këtë rast e falenderova Kancelaren Merkel për konsistencën e shtetit gjerman sa i përket mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës si dhe për vendimin e Gjermanisë për t’i thënë PO heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës të cilët, ndonëse i përkasin popullit më proeuropian, gjatë kohë janë mbajtur të izoluar. Nga kancelarja Merkel mora konfirmimin se Gjermania do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në rrugën e saj euroatlantike dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar”, bën me dije kryeministri i Kosovës.

 

Article Logic
Execution time: 0.003507137298584